Angazhimi i FA-së në kampingje gjatë sezonit turistik (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Gjatë këtij sezoni turistik, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit u angazhuan si pjesë e Task Forcës për ngritjen e kampingjeve, përmirësimin e kushteve të sigurisë në plazhe dhe në zonat çlodhëse në të gjithë vijën bregdetare të vendit.

Forcat e Armatosura që nga data 20 qershor 2014 me një efektiv prej 136 forcash dhe 11 mjete janë angazhuar kryesisht në ngritjen e administrimin e kampingjeve në plazhet e përcaktuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit; Krijimin e kushteve të përshtatshme nëpër kampingje dhe plazhe për personelin pushues; Vëzhgimin e patrullimeve përgjatë vijës bregdetare; Kërkimin dhe gjetjen e fëmijëve të larguar nga prindërit; Menaxhimin e incidenteve në det, duke dhënë ndihmën e parë dhe transportin e të lënduarëve në qendrat shëndetësore.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe në kampingjet e ngritura në Himarë, Dhërmi, Borsh, Vlorë, Golem, Durrës, Gjiri i Lalzit, Velipojë, Tale, janë kryer rreth 174 vizita mjekëksore, 30 operacione për shpëtimin e jetës së njerëzve në det, 42 transportime të sëmurësh në qendrat shëndëtosre si dhe janë gjetur 49 fëmijë të humbur nga prindërit. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori