Thirrja prekëse e vogëlushes në Fier për Ramën: Kur t’i blesh Zahos dhuratë, mendo për ne që nuk kemi! (VIDEO)

Ditën e sotme ka ndodhur një protestë në qytetin e Fierit të cilët dolën në rrugë për shkak të përmbytjeve që janë shkaktuar në zonë pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim pasi shprehen se nga përmbytjet janë shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të Njësisë Administrative, Frakull.

Në mesi e tyre ishte dhe një vogëlushe, e cila u soll në protestë nga prindërit e saj. Thirrja e vetme e saj ishte për kryeministrin Rama, që kur të blejë dhurata për Zahon, të mendojë dhe për fëmijët e tjerët që nuk kanë para.

“Xhaxhi Edi Rama kur të shkosh t’i blesh djalit tënd Zahos dhuratë për Vitin e Ri mendo edhe për të gjithë fëmijët dhe baballarët që nuk kanë lekë të blejnë dhurata”,- thotë vogëlushja. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 16.12.2021 14:54