Me trashëgime Andres Iniesta (FOTO LAJM)

Futbollisti spanjoll, Andres Iniesta, i ka thënë "PO" partneres së tij, Anna Ortiz.

Ceremonia martesore e mesfushorit të Barcelonës është mbajtur në Tarragona, ndërsa ishin të ftuar më shumë se 800 mysafirë.

Nga të ftuarit ishin presidenti aktual i Barcës, Sandro Rosell dhe dy ish-presidentët, Joan Laporta dhe Joan Gaspart; pastaj bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi, Gerard Pique, Carles Puyol, Xavi, David Villa, Pedro etj., si edhe ish trajneri i Blaugranëve, Pep Guardiola.

Iniesta dhe Ortiz janë në lidhje që nga viti 2008, ndërsa në prill të vitit të kaluar u ka lindur vajza Valeria. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2012, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori