Partnerja e Messit ngatërrohet, për pak puth shokun e tij të skuadrës! Videoja bëhet virale

Një moment të sikletshëm ka pasur partnerja e Lionel Messit, Antonela.

Në fitoren e fundit të Inter Miami, Antonela hyri në fushë për t’iu bashkuar festimeve dhe kërkoi të shoqin për ta uruar.

Mirëpo, ajo e ngatërroi atë dhe iu afrua shokut të tij, Jordi Albës me duar shtrirë gati për ta përqafuar e puthur, duke kuptuar vetëm pak çaste më pas se nuk ishte burri i saj. Dyshja u përqafuan me duke qeshur dhe e kaluan me sportivitet situatën.

Videoja është bërë virale dhe ka shkaktuara shumë të qeshura te njerëzit.


Shtuar 27.08.2023 11:42