ALARMANTE/ 31 vjeçari dyshohet se është i prekur nga koronavirusi dhe ka infektuar burgun (FOTO LAJM)

Autoritetet britanike janë vënë në alarm, pasi dyshohet se një shpërndarës droge në burgun e sigurisë së lartë, mund të jetë infektuar nga koronavirusi. Sipas mediave të huaja, ai është ekstraduar nga Tajlanda drejt Mbretërisë së Bashkuar më 27 janar.

Mark Rumble, 31 vjeç, nga Oksfordshire, u dërgua përsëri në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me akuzat për shpërndarje droge.

Raportohet se ai ka rënë përtokë pa ndjenja ditën e djeshme në qelinë e tij, Ndërsa një tjetër i burgosur shfaqi simptoma të ngjashme me gripin.

Ndërkohë, një person u tretë po testohet për koronavirus. Në total janë konfirmuar 33 raste me koronavirus në Tajlandë, vendi i parë ku u përhap virusi jashtë Kinës.


Shtuar 12.02.2020 07:28