Loredana dhe Mozzik bëjnë sërish lëmsh rrjetin, veprimi i fundit që tregon krizë në çift

Historia e dashurisë e Mozzik dhe Loredanës ka qenë në vëmendjen e publikut për një kohë të gjatë. Çifti i famshëm qëndruan të ndarë nga njëri-tjetri për një periudhë, por para disa muajsh gjetën rrugën e ribashkimit. Ndërkohë që të gjithë fansat e dyshes më në fund u qetësuan teksa artistët po shijonin ditët më të bukura të romancës së tyre si dhe në familje me vajzën e vogël Hana, veprimi i tyre i fundit ka bërë lëmsh gjithë rrjetin. Ata kanë fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami.

Mjafton një verfikim i thjeshtë te personat që ata kanë “follow” për të parë se nuk ndiqen më në rrjetin social. Megjithatë, Loredana dhe Mozzik nuk i kanë fshirë fotot që kanë bashkë në Instagram, prandaj nuk mund të themi me siguri se bëhet fjalë për një krizë në marrëdhënien e tyre. Mbetet për t’u parë nëse në ditët në vijim çifti do të bëjë një reagim.

Kujtojmë se të ardhurat e videoklipit më të fundit të tyre “Nëse don”, do të shkojnë për fëmijët e braktisur dhe ato në nevojë. Mozzik dhe Loredana sollën gjithashtu para dy muajsh bashkëpunimin “Rosenkrieg”, që u pëlqye shumë nga publiku dhe ka grumbulluar mbi 12 milionë klikime në Youtube.


Shtuar 12.08.2021 10:28