Amos Zaharia dhe Yllka Mujo në skenë së bashku? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në një intervistë eskluzive për portalin Albeu.com, aktori tashmë i mirënjohur Amos Zaharia, ka ndarë gjithçka sa i takon profesionit të tij magjik, e sikundër emocioneve nga jeta e tij personale.

Ashtu sikurse edhe ai është rrëfyer, magjinë e kinemasë e ka provuar që kur ishte 12 vjeç, e ndërsa tashmë me plot gojë pranon se ky nuk është veçse një profesion, pasi është jeta e tij.

Skena për të është ushqim i përditshëm, energji pa të cilën nuk mund të jetojë, e ndërsa ajo që spikat tek ai është loja origjinale. Amos pranon se nuk dëshiron që të jetë i mërzitshëm për publikun, e ndërsa rolet e shumta dhe ambicia për ti shndërruar është një mision më vete.

Teksa tentojmë ta ngacmojmë aktorin i cili jetën i'a ka dedikuar aktrimit, pranon se ende nuk ka ardhur ai rol kur të jetë së bashku në skenë me nënën e tij, Yllka Mujo.

Roli i parë në skenë?

Hera e parë që e kam takuar skenën si aktor ka qënë me pjesën e Bashkim Kozelit dhe me regji të Spiro Dunit: “Endra e Ismail Qemalit", në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Mbaj mënd që aktroja me ikona të teatrit shqiptar si Roland Trebicka dhe Fatos Sela, që fatkeqësisht sot nuk janë më midis nesh.

Emocionet nuk më mungonin, duke qënë se ishte hera e parë për mua. Por duke patur afër vetes profesionistë të vërtetë, gjërat mu lehtësuan dhe për më tepër mund të them që si eksperiencë e parë është pikërisht ajo që çdo aktor do të përjetonte".

Sa i takon filmave është e rëndësishme cilësia apo sasia?

Cilësia për mua është prioritet. Më mirë një film në vit i cili të arrij të deportoj në mendjet e njerëzve, sesa 10 filma dhe impakti të jetë qesharak. Per mua filmi është një medium shumë i fuqishëm që ka mundesinë të krijoje një sens empate në zemrën e spektatorit. Filmi është një “armë" që ka elementet e duhura për ta bërë masën të të ndjej dhe të kuptojë atë që me fjale, me shtyp apo me dokumenta, nuk do e kuptonte dot".

Vitet lënë shenjë në karrierën e çdo artisti. Mendoni se mund t'ia kaloni nënës suaj?

Prioriteti im është të vendos rrënjët e mia në këtë profesion, pa patur asnjë tendencë për të konkuruar nënën time, apo kedo qoftë aktor. Mendoj që çdo qenie njerëzore ka karakteristikat e veta dhe prej kësaj, mund të them që çdo aktor është unik".

Sipas këndvështrimit tuaj, cili është roli më i realizuar nga ju dhe cilin rol do të kishit dashur të luanit së bashku me nënën tuaj?

"Ajo që më ka intriguar mua si aktor, ka qënë gjithnjë të krijoj karaktere që nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin. Ndaj nuk di të them konkretisht se kush është roli më i realizuar, sepse në një farë mënyre nuk mund ti krahasoj me njëri-tjetrin.

Në një film jam një rrepist biond, çapkën dhe i papjekur, ndërsa në tjetrin jam një poet në një kohë të veshtirë siç mund të ketë qënë ajo e komunizmit në Shqipëri. Përsa i përket rolit që do doja të luaja me nënën time, mund të them që ai rol s'ka ardhur akoma".

Mes teatrit dhe kinemasë kë do zgjidhnit?

I vlerësoj dhe i dua të dyja keto dimensione. Por nëqoftëse do më duhej të beja një diferencim, do të thoja filmi. Filmi sepse unë formimin tim si aktor e kam fituar pikërisht nëpër shesh-xhirime. Kam filluar të aktroj në film që në moshën 12 vjeçare dhe që atëherë filmi u bë jeta ime".

Mendoni shpesh se si do të jetë e ardhmja?

Jo, për mua prioritet është gjithnjë e tanishmja. E ardhmja për mua është një iluzion, ndërsa e kaluara një kujtim dhe kaq. Për mua, momenti i tanishëm është gjithçka kam dhe në këtë moment, jam totalisht i fokusuar".

Kush është ambicia juaj kryesore?

"Të jem pjesë e filmave që thonë diçka, diçka që transmetojnë emocion tek spektatori. Diçka që ta mbërthejnë audiencën në sedilje dhe për ato 90 minuta, mos të fluturojë miza. Të krijoj personazhe interesantë dhe plot jetë. Në një të ardhme, mbase mund të merrem edhe me regji filmi, meqë jam i diplomuar për regjizor filmi. Por është ende herët për këtë".

Jeni penduar që keni zgjedhur këtë profesion dhe nëqoftëse po, çfarë do të ishit bërë?

"Nuk jam aspak i penduar. Nëqoftëse do isha penduar, me siguri do e kisha ndëruar pa u menduar dy herë. Nuk ka profesion më të bukur se sa ai që të lejon të jesh krijues dhe këtë aktrimi ta lejon me shumicë". /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori