Amerikanët shkruajnë në Statujën e Lirisë, “Refugjatë jeni të mirëseardhur”

Në Statujën e Lirisë në New York, është vendosur sot një pankartë në të cilën shkruhet “Refugjatët janë të mirëseardhur”.

Vetëm kur është konstatuar si është vendosur dhe nëse mund të hiqet pa u dëmtuar Statuja e Lirisë, pjesëtarët e policisë kanë mundur të heqin pankartën.

Një grup aktivistësh nga “Alt Lady Liberty” ka marrë përgjegjësinë për vendosjen e tabelës.

Në një intervistë dhënë televizionit CNN, ata kanë deklaruar “se pothuajse shumica e qytetarëve amerikanë kanë prejardhjen nga ndonjë vend tjetër i botës dhe se Amerikën e bëjnë të madhe emigrantët dhe refugjatët, dhe për këtë e kemi vendosur pankartën se ata janë të mirëseardhur në SHBA” /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori