Amerika na ka mashtruar?! Teoritë konspirative gëlojnë me këtë foto (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sipas disa teorive të konspiracionit qeveria amerikane arriti të mashtronte me pamjet e uljes së njeriut të parë në hënë.

Ata besojnë se qeveria e kishte më të lirë dhe më të lehtë për të modifikuar fotot e austronautit duke ecur mbi sipërfaqen hënore - sesa të dërgonte një ekip atje lart.

Misioni i parë ku një austronaut ra në kontakt me sipërfaqen e hënës ishte misioni i Luna 2, i nisur nga Bashkimi Sovjetik më 1959, përcjell albeu.com.

Motivi zakonisht i atribuohet dëshirës së Amerikës për të projektuar dominimin në garën hapësinore me sovjetikët.

'Dëshmi' për mashtrim zakonisht janë hijet e gabuara dhe veshjet e austonautëve.

Misioni i Apollo 17 ishte misioni i fundit në Hënë, duke bërë qëastronautët Gene Cernan dhe Harrison Schmitt, të ishin njerëzit e fundit që shkelën në sipërfaqen e saj.

Teoricienët e konspiracionit në YouTube pohojnë se një fotografi nga misioni i vitit 1972 në hënë zbulon se i gjithë misioni ishte e falsifikuar.

Përdoruesi i cili ka ngarkuar videon, pohon se ka një reflektim në maskën e një prej astronautëve, që zbulon një person, i cili nuk është i veshur me kostumin e austronautit.

Se përse misioni i vitit 1972 do të ishte i falsifikuar, bëhet e pashpjegueshme.

Misioni i Apollo 17 u zhvillua nga 7 deri në 19 dhjetor dhe në ato 17 ditë ekuipazhi mblodhi mbi 110kg mostra të hënës, ngarkesa më e madhe e çdo misioni të NASA-s në sipërfaqen e hënës.

Misioni gjithashtu mban rekordin për më të gjatë total moonwalk, ulja më e gjatë në hënë, dhe koha më e gjatë e kaluar në orbitë hënore. /albeu.com/
















Shtuar më 21/11/2017, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori