"Amerika ia jep Veriun Serbisë, nëse i vë sanksione Rusisë" (FOTO LAJM)

Portali serb Espreso shkruan, "Amerikanët ia kanë ofruar Veriun e Kosovës Serbisë nëse kjo e fundit i vë sanksione Rusisë".

Sipas këtij portali, bashkëpunëtorët e Trump këtë ofertë ia kanë bërë palës serbe para takimit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Pekin me presidentit e Rusisë dhe Kinës më 26 prill, 3 ditë para se të mbahet Samiti i Berlinit.

Sipas portalit Espreso, amerikanët kanë kërkuar që Serbia të heq dorë edhe nga anëtarësimi në unionin euroaziatik dhe që të zotohen se në ardhmen të anëtarësohet në NATO. /albeu.com/


Shtuar më 19/04/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori