Amerika furnizon kurdët me blinda, reagon ashpër Turqia (FOTO LAJM)

Ndihma ushtarake që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë krahut të armatosur të Partisë Komuniste të Kurdistanit në Siri dhe Irakt (YPG) i ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet mes superfuqisë botërore dhe Turqisë.

Autoritetet turke janë të shqetësuara për faktin se në ndihmën ushtarake të ofruar ndaj luftëtarëve kurd përfshihen edhe një numër mjetesh të blinduara, të cilat ata dyshojnë se më pas mund të përdoren kunder forcave turke, shkruan Hurriyet, përcjell Albeu.com.

YPG është duke luftuar kundër ISIS në Siri dhe kjo është arsyeja se përse SHBA-të i kanë ofruar ndihmën në fjalë. Ndërkohë, Turqia është duke zhvilluar vetë një aksion të gjerë ushtarak në Siri në ndihmë të disa grupeve luftuese siriane, por një ndër synimet është edhe pengimi i krijimit të një korridori kurd në veri të Sirisë deri në detin Mesdhe, gjë e cila kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejt terësinë territoriale të shtetit turk nisur edhe nga pretendimet e kurdve për të ndërtuar shtetin e tyre. /Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori