Ameli, një "kapuçkuqe"e vogël që kënaq Miriamin dhe Albanin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Padyshim që çifti i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë ndër më të preferuarit e publikut shqiptar.

Tashmë pas një vere të gjatë, kanë nisur më në fund pushimet.

Në këto ditë të para shtatori, ata po pushojnë në Turqi, bashkë me vajzën e tyre Ameli.

Ka qenë Miriami ajo e cila ditën e sotme ka publikuar një fotografi të së bijës buzë detit ku shkruan, “kapuçkuqja në aksion”.

Teksa e vogla tashmë po rritet, Miriami pritet të rikthehet fuqishëm në muzikë, ku ka paralajmëruar një këngë të re dhe po ashtu flitet se në vjeshtë ajo do jetë pjesë e panelit të jurisë së një spektakli talentesh

Ndërkohë Albani ka kaluar një verë shumë të ngjeshur me koncerte jo vetëm brenda Shqipërisë, si dhe nuk ka reshtur së publikuari këngë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori