Ambasadori kroat: Ziadin Sela, figura politike më interesante në Maqedoni (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryetari i Strugës, Ziadin Sela ka pritur sot në një takim ambasadorin kroat në Shkup, Zlatko Kamariç.

Pas takimit të përzemërt, të dy bashkëbisedueit kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mediat.

"Jam nderuar , që sot pata mundësi të pres Ambasadorin e Kroacisë në Maqedoni, z. Zllatko Kamariç. Ne folëm për ndjenjat miqësore , që ky popull pavarësisht përkatësisë etnike, ka për Kroacinë. Folëm edhe për çështje që janë në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonise në drejtim të ecjes së shtetit drejt eurointegrimeve duke kujtuar gjithmonë që Kroacia është vend partner i Republikës së Maqedonisë", tha Sela.

Ndërsa, nga ana e tij, ambasadori kroat Kamariç vlerësoi se kryetari Sela është në krye të një prej komunave më të bukura në Maqedoni dhe u shpreh se ai është një nga figurat më interesante që ka skena politike në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori