“Hasta la vista, baby”, Boris Johnson bën daljen e tij të fundit si kryeministër i Britanisë (VIDEO)

Deputetët konservatorë e përshëndetën me duartrokitje daljen e fundit të Boris Johnon si kryeministër i Britanisë së Madhe

“Ne ndihmuam, unë ndihmova për ta nxjerrë këtë vend nga pandemia dhe për të ndihmuar në shpëtimin e një vendi tjetër nga barbaria. Dhe, sinqerisht, kjo është e mjaftueshme për kursin. Misioni u krye në një masë të madhe. Dua t’i falënderoj të gjithë këtu dhe hasta la vista, baby”, tha ai në fund të fjalimit.