Almeda Abazi befason ndjekësit, ndan me ta të pathënat e jetës (FOTO LAJM)

Almeda Abazi është një nga moderatoret më të dashura pur publikun shqiptar, atë turk dhe jo vetëm.
Rreth një muaj më parë, ajo u bë nënë për herë të parë e një djali të quajtur Efehan.

Ashtu sikundër është shkruar edhe më parë në media, lindja zgjati rreth 13 orë dhe vetë Almeda e ka pranuar se ishte një proces i vështirë, por fatmirësisht si bebi dhe Almeda gëzojnë shëndet të plotë.

Më në fund Almeda është rrikthyer pranë ndjekësve, dhe ka vendosur ti kushtojë kohë duke iu përgjigjur pyetjeve apo komenteve të tyre të dërguara në Instagram.

Almeda ka treguar se ka humbur 8 kilogramë që nga lindja pa mbajtur dieta e pa shkuar në fitnes. Gjithashtu ajo ka treguar se Efehanit i flet dhe i këndon shqip dhe se së shpejti do e sjellë dhe në Shqipëri.

Një pyetje tjetër Almeda i është përgjigjur se do të donte të kishte edhe fëmijë të tjerë.

Tolghan gjithashtu, nuk ka nguruar ti shprehë edhe njëherë dashurinë bashkëshortes duke i shkruar publikisht "Të dua", e në anën tjetër Almeda i është kthyer "Unë më shumë shpirti im".

Mesa duket Almeda dhe Tolghan po bejnë një jetë të lumtur e të qetë familjare.
Shtuar më 11/06/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori