Aksident i frikëshëm në aksin Levan-Tepelenë, përmbyset makina (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, ku një automjet është përmbysur në rrugë.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Cakran.

Gjithashtu nga policia e Fierit mësohet se shkak është bërë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të automjetit.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar apo humbje jete, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/