Heroinë, kokainë dhe 4 automjete, policia franceze “hedh në rrjetë” 8 shqiptarë (FOTO LAJM)

Ata ishin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Shqiptarët u vendosën në pranga në zonën e Annecyt të Francës, nga një operacion ku u përfshin 60 efektivë policie.

Ky operacion bandës së shqiptarëve kishte nisur që në 27 tetor të vitit të kaluar. Gjatë operacionit u sekuestruan 17 mijë euro cash, një kilogramë heroinë, 150 gramë kokainë, dhe 4 automjete.

Shqiptarët janë sjellë para gjykates, me akuzën ”trafik droge dhe pjesmrrje në grup kriminal”. Ata tashmë janë lënë në paraburgim dhe rrezikojnë 10 vite burg.