ALBtelecom diplomon brezin e tretë të profesionistëve të rinj në Akademinë e Biznesit (FOTO LAJM)
Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ALBtelecom, përmes një ceremonie në ambientet e “ALBtelecom Business Academy” ka diplomuar sot 23 studentë të brezit të tretë të profesionistëve të diplomuar nga kjo akademi.
Të pranishëm gjatë
kësaj ceremonie diplomimi ishin Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom z. Tahsin Yilmaz, drejtues të tjerë të kompanisë si dhe pedagogë e studentë.
Në përfundim të ceremonisë u shpall grupi më i mirë i ciklit të tretë të studimit dhe 2
studentët më të talentuar të
kësaj akademie për këtë vit. Grupi më i mirë prezantoi projektin me temë: “Interneti i gjërave. Pajisjet shtëpiake inteligjente/ The Internet of Things. Smart Home Applications”.
Ky program studimesh është një investim i ALBtelecom, ideuar për të zhvilluar më tej aftësitë menaxhuese të punonjësve, duke i përgatitur ata si liderë të së ardhmes.
Procesi mësimor u ndërtua duke kombinuar teorinë me praktikën, diskutimet mes
studentëve, prezantimet e punimeve mbi raste dhe analiza specifike studimi.
Gjatë ciklit të studimeve u shfaqën aftësitë e përfituara, hap pas hapi falë procesit mësimor si dhe spikatën talentet, idetë dhe projektet me vlerë, të cilat do të jenë objekt zbatimi i kompanisë në të ardhmen.
Akademia e Biznesit të ALBtelecom është licencuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në kuadër të politikave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për arsimin profesional.
Shtuar më 29/09/2017,
ora 15:17