Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” ndahet nga bashkëshorti pas dy vitesh martesë

Një çift i pëlqyer nga publiku i kanë dhënë fund martesës. Bëhet fjalë për modelen amerikane dhe ish-konkurrenten e “Big Brother VIP US” Cynthia Bailey dhe moderatorin Mike Hill, të cilët kanë njoftuar ndarjen e tyre.

Ish-çifti e ndau lajmin në një postim të përbashkët në Instagram.

“DASHURIA është një gjë e bukur. Teksa të dy do të kemi gjithmonë dashuri për njëri-tjetrin, ne kemi vendosur të ndajmë rrugët tona. Askush nuk është fajtor dhe ne jemi mirënjohës që mbetemi miq të mirë. Gjithmonë do t’i ruajmë shumë kujtimet që kemi ndarë së bashku si burrë e grua”, shkroi Cynthia dhe Mike.

Bailey, 55 vjeç dhe Hill, 52 vjeç, më pas shprehën mirënjohjen e tyre për familjen, miqtë dhe fansat e tyre dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë lidhjes së tyre.

Çifti fillimisht u fejua në korrik 2019 pas 14 muajsh lidhje. Më 10 tetor 2020, u martuan në një ceremoni në Gjeorgji.