Gjatë bisedimeve për zgjidhjen e statusit final, e kur
Veton Surroi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit,
Albin Kurti kishte bërë një aksion simbolik; duke i çuar në Kohën Ditore dhe Partinë Ora disa tuba me kashtë.
Kurti dhe Vetëvendosje gjykonte në atë kohë se anëtarët e Ekipit, përfshirë
Surroin, po e shesin Kosovën.
Por
tash Kurti duket se nuk e konsideron
Surroin një lopë.
Tash, po e trajton atë seriozisht, e madje po i shtron edhe drekë.
Ish-Kryetari i Partisë Reformiste Ora dhe themeluesi i Kompanisë Koha është afruar fort kohët e fundit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe
Albin Kurtin; saqë ka nxitur spekulime se publicisti mund të anëtarësohet në këtë parti.
Gazeta Express ka siguruar një foto të
Veton Surroit dhe
Albin Kurtit teksa bisedojnë në një restorant të kryeqytetit. Takimi ka ndodhur këto ditë, në Tavernën Dardha.
Në fakt, shumë prej njerëzve të Surroit tashmë janë pjesë e Vetëvendosjes, po ashtu edhe afërsia e mediave të tij me partinë e Kurtit është goxha evidente, kurse
tash mbetet të shihet nëse edhe ai vetë do ta zyrtarizojë hyrjen në këtë parti. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2015,
ora 15:21