Albani feston sot ditëlindjen, Miriami i bën dedikim emocionues (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Këngëtari Alban Skënderaj feston sot ditëlindjen.

Ai dhe bashkëshortja Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashur të show bizit per publikun shqiptar.

Albani shpesh i dedikon këngë gruas së tij, por kësaj here as Miriami nuk ka mbetur pas me dedikimet.

Miriami ka postuar një urim në Instagram duke duke treguar që ajo dhe vajza e tyre, Ameli, janë shumë me fat që kanë në krahë një njeri si Albani.

“Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla. Për 35-vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. Ti më provon çdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi! Ashtu si ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado që ti sheh, me një familje të rrallë, një fëmijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzim shpirtëror që ti ua dhuron njerëzve në vepra të vërteta arti që do të mbeten përgjithmonë.

Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar të çelë. Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do t’i dedikohen. Unë që të njoh në të mirat dhe “në ato më pak të mirat” e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore. Të dua me çdo qelizë të trupit tim”,- shkruan Miriami.
Shtuar më 20/04/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së