Albana Osmani emërohet ambasadore (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Albana Osmani, ka marrë një surprizë gjatë transmetimit të emisionit Top Show.

Me iniciativën e saj, nisma “Ti je një luledielli”, do të ndihmojë dhjetëra fëmijë të prekur nga sëmundjet e gjakut të kenë një dritë më shumë.

Veç kësaj, në shenjë mirënjohjeje moderatorja e njohur do të jetë ambasadore.

Lajmin ia ka dhënë znj.Debrah Ann Mace nga “Children for Peace”, live në emisionin “Top Show”.

Albana e ka falënderuar atë për ndihmën që po i jep për ta çuar para projektin “Ti je një luledielli”.

“Faleminderit “Children For Peace”!
E nderuar zonja Debrah Ann Mace, jam shumë e gëzuar që kemi mbështetjen tuaj për të çuar para projektin “Ti je një luledielli” për të ndihmuar edhe më shumë fëmijët në nevojë. Ndihem shumë e nderuar të pranoj këtë akreditim si ambasadore e Fëmijëve për Paqen ONLUS në Shqipëri. Ju premtoj që do vazhdoj misionin tim për të ndërtuar një botë më të mirë për ne të gjithë! Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan me projektin. Çdonjëri nga ne mund të bëjë një diferencë, por së bashku ne bëjmë ndryshimin.

Faleminderit Zot! Bëre të mundur çdo gjë! Thank you God. Glory to you! Ndaj këtë akreditim me 3 mijë ambasadorë që mbështetën këtë fushatë nga e gjithë bota, duke dhënë kontributin e tyre! Ndaj në 7 pjesë këtë akreditim me grupin e vullnetarëve që janë heronjtë e këtyre javëve”,- shkruan Albana.
Shtuar më 06/04/2017, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori