Alban Skënderaj ti je? Karantina tjetërson këngëtarin (FOTO LAJM)

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj së bashku me familjen e tij, Miriamin, Amelin dhe Duamin prej ditësh po qëndrojnë në shtëpinë e tyre e po shijojnë kohën së bashku.

Mirëpo gjatë karantinës një problem që po vuajnë meshkujt është qethja e flokëve. Në një postim në Instagram Albani tregon se për këtë shkak është rikthyer në pamjen e tij të vjetër të vitit 2005.

Këngëtari shprehet se ç’nuk do të jepte për një berber tani.

"U riktheva me pahir në 2005! Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber/ parukier", shkruan Albani.

Shtuar më 07/04/2020, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori