Në çfarë moshe duhet të fillojnë fëmijët të lajnë dhëmbët

Higjiena e gojës duhet të fillojë te bebet që me daljen e dhëmbit të parë, kur dhëmbi dhe mishrat e dhëmbëve duhet të pastrohen me një garzë të pastër e të lagur. Nga fundi i vitit të parë të jetës, kur bebi ka rreth 8 dhëmbë në gojë, ai duhet të fillojë larjen e dhëmbëve me furçë dhe me pak ujë.

Goja e fëmijës përmban miliona baktere, duke përfshirë edhe streptokokun, i cili është përgjegjës për fillimin e krimbjes së dhëmbëve. Kur një prind fut në gojën e vet lugën me të cilën ai ushqen bebin, rreziku shtohet, sidomos kur edhe vetë prindi ka dhëmbë të prishur.

Për këtë arsye, vizita e parë e fëmijës tek dentisti duhet të bëhet në moshën 12 muaj.