Alban Ramosaj në një lidhje me Elena Likën? Ja çfarë thotë modelja (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme këngëtari Alban Ramosaj ka festuar ditëlindjen e tij të 21-të.

Ndërkohë një urim i veçantë nxiti portalet të shkruanin se këngëtari është në një lidhje me modelen Elena Lika, e cila është bërë e njohur pas pjesëmarrjes në Big Brother Albania.

“Të kam dashur për një kohë të gjatë, por nuk kam qenë kurrë më e lumtur të kem personin e ri më të rëndësishëm në jetën time. Urime ditëlindjen arushi im ! Të dua me gjithë zemër, mëlçi, mushkri,tru, vena etj. (E din ti)”, shkruante ajo, duke e shoqëruar me një foto ku i dhuron një puthje.

Nuk vonoi shumë dhe mediat këtë lajm e morën si konfirmim të lidhjes së tyre, por që gjithçka del të jetë e pavërtetë.
Vetë modelja ka postuar pak orë më vonë një mesazh ku mohon gjithçka është përfolur.

“Nëse mendoni që “Të Dua” i thuhet vetëm të dashurit, ndjej keqardhje për familjet dhe miqtë tuaj që mesa duket nuk dëgjojnë kurrë këto fjalë nga ju”, shkruan modelja në postimin e saj.

Elena Lika është 23 vjeç ndërsa Albani sapo mbushi 21./Albeu.com/

Shtuar më 08/03/2017, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori