Alba Hoxha iu dhuron ndjekësve për ditëlindje, një foto me bikini (FOTO LAJM)

Balerina dhe vajza e motit, Alba Hoxha është bërë një prej më të komentuarat e ekranit kohëve të fundit.

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here fotografi.

Kështu ndërsa ditën e djeshme më 14 qershor ka pasur ditëlindjen, Alba iu ka dhuruar sot ndjekësve të saj, një fotografi ku shihet me bikini.

"Ditëlindja vazhdon", shkruan Alba, e cila shihet e veshur me bikini të zeza e ulur buzë pishinës dhe me kapele në kokë.

Alba shfaq një trup të tonifikuar dhe pa asnjë të metë, ndërkohë që shihet e buzëqeshur.

Edhe pak ditë më parë ajo publikoi të tjera fotografi me bikini, ku duhet thënë se trupi i saj nuk ka asnjë të sharë.

Shtuar më 15/06/2019, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori