Alarm në portet shqiptare: Priten dallgë 8 ballë (FOTO LAJM)

Drejtoria e Përgjithshme Detare së fundmi ka ngritur alarmin se ditën e hënë me datë 28 janar priten erëra të stuhishme në det ç’ka rrezikon të gjithë subjektet që operojnë në fushën e detarisë.

Në njoftimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se shpejtësia e erës në det do të kapë shpejtësinë derii në 20m/s nga drejtimi jug-perëndim dhe forcë detare 7-8, shkalla Boufort.

Statusi i plotë:

Njoftim
Drejtoria e Pergjithshme Detare informon Lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe ne daten 28.01.2019 (diten e hene) bregdeti yne do te perfshihet nga erera me shpejtesi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-JugPerendim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.
Ju lutemi gjithe subjekteve qe operojne ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise se ekuipazhit ne mjete. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori