Akuzat e Manjanit, ky është hoteli super luksoz ku ministrat dhe dashnoret e tyre janë filmuar nga shërbimet greke (FOTO LAJM)

Rreth kësaj teme:

Ylli Manjani lëshoi një serë akuzash mesditën e sotme ndaj Ramës si disa ministrave të tij, ku një ndër to ishte edhe mbrojtja ndaj Klement Balilit.

Sipas Manjanit, ndërkohë që në Tiranë flitej për arrestimin e Klement Balilit, ministra dhe drejtorë policie hanin, pinin dhe flinin në hotelin e këtij të fundit në Sarandë.

Hoteli për të cilën flet Manjani është një ndër më luksozët në jug. Ai është i pozocionuar në pjesën jug-lindore të gjirit të Sarandës dhe quhet "Santa Quaranta".

Hoteli në fjalë u inaguruar dy vite më parë dhe të pranishëm gjatë prerjes së shiritit ishin edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, ish-deputeti Koço Kokëdhima, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ministri aktual i Financave, Arben Ahmetaj, etj. /Albeu.com/
Shtuar më 30/01/2017, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori