Aktorja e njohur e serialit "Osmani" po bëhet nënë për herë të parë
Aktorja me origjinë boshnjake e cila luan rolin e Sofias në serialinOsmani”, është në pritje të ëmbël.

Lajmin e ka dhënë vetë aktorja Alma Terzic përmes një postimi në rrjete sociale, ku tregon barkun e rrumbullakosur.

“Ne qeshim, ne qajmë. Ne e bëjmë kohën të fluturojë. Ne jemi miq të ngushtë. 4-muajshe”-shkroi aktorja 33-vjeçare krah fotos, ku mori urime të shumta nga kolegët dhe miqtë.

Alma Terzic është e martuar me regjisorin turk Murat Saraçoglu.

Çifti janë bashkë prej 1 viti dhe në janar e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Alma Terzic u bë shumë e njohur me rolin e Sofias në serialinOsmani” i cili po transmetohet edhe në TV Klan.
Shtuar më 16/10/2020, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori