Aktorja 26 vjeçare e dashuruar me regjisorin 21 vite më të madh (FOTO LAJM)

U pretendua më herët për një romancë kalimtare, por duket se lidhja mes Jennifer Lawrence dhe të dashurit të saj regjisor po shkon mjaft mirë.

Gjërat duket se po shkojnë shumë mirë për Jennifer Lawrence me të dashurin e saj të ri Darren Aronofsky. Aktorja 26-vjeçare ka shijuar një takim romantik me regjisorin e “Black Swan”, 47-vjeç, në New York.

Mediat rozë raportojnë se raporti i tyre është bërë edhe më i fortë gjatë verës, pasi kanë punuar për një film të ri, titulli i të cilit ende nuk është zbuluar. Ata u fotografuan për herë të parë në muajin gusht, teksa po drekonin në Brooklyn, një lagje në New York. /albeu.com/


Shtuar më 04/11/2016, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori