"Benz-i" merr përpara "Ujkun e Cërrikut", dërgohet me urgjencë në spital (FOTO LAJM)
"Ujku i Cërrikut", emri i vërtetë i të cilit është Sajmir Rexhepi, është aksidentuar një ditë më parë nga një automjet tip “Benz”, teksa ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Aksidenti është regjistruar në kryqëzimin në dalje të qytetit të Cërrikut në drejtim të Gramshit. Ka qënë pasqyra e "Benz-it" e cila ka goditur 42 vjeçarin duke bërë që ai të përfundojë në tokë me lëndime.

Pas kësaj drejtuesi i mjetit ka dërguar 42-vje]arin drejt spitalit të Elbasanit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë lëndime jo serioze.

Ujku i Cërrikut është një nga personazhet më karizmatikë të rrjeteve sociale, por jo vetëm. Ai më herët është arrestuar edhe si pjesëtar në protestat e Partisë Demokratke.


Shtuar më 15/11/2019, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori