Aksidentohet aktorja shqiptare, publikohen pamje nga vendngjarja (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur shqiptare Arta Nitaj është aksidentuar në Prishtinë!

“Prive.al” ka publikuar fotot e kapura nga paparaci ku shfaqet aktorja e ulur brenda automjetit të saj luksoz.

Raportohet se mjeti tjetër me të cilin është përplasur, i përket vajzës që shihet e veshur me tuta sportive në foto dhe që po debaton me Artën.

Policia nuk duket në vendin e ngjarjes pasi duket se të dyja kanë vendosur të merren vesh me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht asnjëra nga vajzat nuk është lënduar nga aksidenti i cili ka pasur vetëm dëme materiale.

Aktorja e famshme Arta Nitaj, njihet për lidhjen e saj me këngëtarin shqiptar Bruno.

Romanca ishte afatshkurtër dhe përfundoi para se Bruno të publikonte klipin “A më do” ku shfaqej vetë Arta në momente romantike me këngëtarin
Shtuar më 23/09/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori