Aksesori i preferuar i Mbretëreshës do i bëjë ditët me shi më chic se kurrë (FOTO LAJM)

Tashmë dihet se Londra karakterizohet nga një mot i zymtë e shumicën e kohës me reshje e shira.

Por kjo nuk e ka penguar aspak Mbretëreshën e Anglisë që edhe pse jo me një mot favorizues, të jetë përherë e kombinuar e plot stil.

Dëshira e saj për të kombinuar kapelat me shajet apo palltot shumëngjyrëshe me aksesorët e shumtë, është vënë re tashmë.

Daljet e saj nuk janë asnjëherë të njëjta, duke treguar një kujdes të veçantë në përzgjedhjen e veshjeve për çdo okazion.

Çadra duket se është aksesori i preferuar i mbretëreshës dhe një ditë me shi nuk është dukur kurrë kaq chic. Shfletoni galerinë dhe frymëzohuni nga stili solar i saj.
Shtuar më 23/09/2020, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori