Vendi përrallor, para dasmës Afrona zbulon ku do kaloj muajin e mjaltit me Bleron (FOTO LAJM)

Më datën 21 të këtij muaji, këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Ata janë së bashku prej 5 vitesh dhe tashmë kanë marrë vendimin e rëndësishëm për t’u bërë nuse e dhëndër.

Në dasmën e tyre të shumëpërfolur do të jenë të pranishëm rreth 600 të ftuar, mes tyre edhe personazhe VIP.

Vetëm disa ditë para ceremonisë, Afrona ka zbuluar destinacionin përrallor që ka zgjedhur së bashku me partnerin për të kaluar muajin e tyre të mjaltit.

Ajo ka ndarë në Instastory një foto të Haëaii-t, krahas së cilës shkruan:

“Mezi po pres!”- duke lënë të kuptohet se ai është vendi ku do të udhëtojnë së bashku.

Kujtojmë se para dasmës, Blero dhe Afrona kanë blerë një shtëpi me vlerën 350 mijë euro, e cila ndodhet në një kompleks luksoz ku jetojnë personazhe të njohur të shoëbiz-it.

Shtuar më 13/09/2019, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori