AK e bën Bankën e Shqipërisë "skenë krimi", policia s'i lejon (FOTO LAJM)

Pëlqej
Aleanca Kuq e Zi organizoi sot një protestë përpara Bankës së Shqipërisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, pas zbulimit të vjedhjes në BSH. Kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu tha se "të gjithë i kanë duart të lyera në grabitjen e thesarit të shtetit".

Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi rrethuan Bankën e Shqipërisë me një shirit të ngjashëm me ato që përdor policia, si për të treguar së aty është një skenë krimi. Por policia ka hequr menjëherë shiritat që u vendosën në shenjë simbolike, duke mos lejuar protestuesit që t'i afrohen godinës, madje sipas fotove që ka publikuar AK, është ushtruar edhe dhunë ndaj kreut të saj.

"Simbolika jonë nuk i pëlqen kryeministrit, as ministrit Tahiri i cili bën sehir. Ata tentuan që të mos na lejojnë sepse i vret simbolika. Ata kanë menduar që shqiptarët harrojnë", u shpreh Spahiu. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori