Sherr me grushta në Gramsh, Policia: U zunë për një vendparkimi, nuk pati të shtëna

Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmes të së enjtes të ndodhur në qytetin e Gramshit, ku u raportua se ka patur të shtëna armësh.

Sipas policisë 5 persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një vendparkimi. Ata janë goditur me grushat me njëri tjeterin dhe me sende të forta, por pas ndërhyrjes së uniformave blu situata është qetësuar.

Rreth orës 22:30, në Gramsh, në lagjen tek pazari, shtetasit V. K., 40 vjeç dhe E. O., 35 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit T.H., 30 vjeç, V. M., 52 vjeç, dhe M. M., 20 vjeç, për shkak të vendparkimit të automjeteve. Gjatë konfliktit me grushte e sende të forta janë dëmtuar lehtë fizikisht shtetasit V. K. dhe E. O. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë të dy palët e përfshira në konflikt për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Autoritetet sqarojnë se gjatë konfliktit nuk është përdorur armë zjarri dhe as nuk është gjetur armë zjarri gjatë kontrollit fizik të shtetasve të përfshirë në konflikt.


Shtuar 20.07.2023 23:35