"Ai kishte shikim të ftohtë", detaji që zbuloi bandën e grabitësve shqiptarë (FOTO LAJM)

Policia italiane njoftoi pak ditë më parë për shkatërrimin e një bande që vepronte në veri të shtetin fqinjë.

Në kuadër të operacionit të koduar "Ice Eyes", policia vuri në pranga shtetasit Kristjan Keci, Kristjan Mëhilli, Cesk Thani, Augustin Pjetergjokaj, të gjithë shqiptarët.

Operacioni u quajt "Sytë e akullit", sepse shikimi i ftohtë, ishte i vetmi detaj i dukshëm i fytyrës se liderit të bandës, të cilën e mbante të mbuluar me maskë.

Të gjithë "viktimat", jepnin këtë detaj, që për policinë ishte çelësi i hetimeve, duke menduar se në zonë vepronte një bandë e vetme dhe shumë e rrezikshme.

Grabitësit ishin shumë të dhunshëm dhe në disa raste torturonin pronarët e banesave që të vendndodhjen apo kodin e kasafortës. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori