Ai 89 kurse ajo 85 vjeç, çiftin e moshuar se ndan as koronavirusi e as kufinjtë (FOTO LAJM)

Koronavirusi i ri, COVID-19 ka krijuar distancim të madh social mes njerëzve.

Një çift i moshuar gjermano-danez janë takuar në kufirin e mbyllur të vendeve të tyre për një pije të përditshme.

Karsten Tüchsen Hansen, 89 vjeç, nga Gjermania dhe e dashura e tij 85-vjeçare daneze Inga Rasmussen, të lidhur bashkë për dy vjet, janë shkëputur nga njëri-tjetri pasi vendet e tyre u mbyllën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të moshuarit e dashuruar takohen çdo ditë pranë qytetit kufitar të Aventoft, për t'u ulur për një filxhan kafeje por pa pasur mundësi për tu përqafuar apo për t'u puthur.
Shtuar më 31/03/2020, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori