Protesta të mëdha në Tiranë, Durrës e Vlorë: Shqiptarët ngrihen për vajzat e djemtë e tyre (FOTO LAJM)

Një protestë e jashtëzakonshme po zhvillohet në këto momente në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë pas rastit të abuzimit seksual të një vajze minore në Babrru.

Qindra njerëz janë bërë bashkë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, për të protestuar ndaj fenomeneve të tilla të cilat ndodhin nën “hundën” e arsimtarëve, lagjes e familjeve tona.

Në Tiranë qytetarë dhe aktivistë janë duke marshuar në bulevard me pankarta drejt ministrisë së Arsimit, ku mes tyre është parë edhe deputetja Rudina Hajdari.

Ata mbajnë pankarte me mbishkrime të ndryshme duke bërë thirrje për dënimin e përdhunuesve dhe mbrojtjen e vajzave të abuzuara.

Abuzimi i vazhdueshëm i të miturës ka sjellë një reagim të fortë në opinionin publik duke kërkuar edhe shkarkimin e ministres së Arsimit.


Shtuar 4.06.2020 15:52