Aguilera në super-formë për Maxim (FOTO LAJM)

Christina Aguilera tregoi formën e saj më të mirë, ndërsa pozoi në koopertinën e "Maxim", e cila do të dalë në qarkullim muajin tetor. Këngëtarja dhe gjyqtarja e programit "The Voice" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi një dobësim mbresëlënës, duke u rikthyer në kohët e arta në të cilat konsiderohej si një prej femrave më tërheqëse të botës.

Megjithatë, në fjalët e saj, Aguilera theksoi se pjesa më e vështirë e intervistës së saj për revistën dedikuar meshkujve ishte pozimi.

"Unë jam një vajzë me këmbë në tokë dhe praktike, ndihem mirë vetëm me një bluzë e të brendshme meshkujsh. Të përpiqesh të jesh seksi është gjëja më e vështirë që mund të bësh. Qënia seksi duhet të jetë diçka spontane, diçka natyrale", deklaroi këngëtarja. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2013, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori