Agnesa Vuthaj, tashmë me një brand çantash ndërkombëtar (FOTO LAJM)

Prej ditës së parë që fokusi i saj u orientua në botën e fashion-it, krijmet e koleksioneve të reja kanë pasur gjithnjë një qasje sa elegante, aq edhe evropiane. Sepse që në krye të herës, siç duket vet stilistja e njohur e ka pasur direksionin kah botës së huaj, përtej kufijve të Shqipërisë e Kosovës.

Ne nuk kishim dyshime që emri i Agnesa Vuthaj, është një brand ndërkombëtar, por aktualisht ajo ka hedhur një tjetër hap në karrierën profesionale. Çantat e dizenjuara prej saj, mund të blihen online në websitin Wolf& Badger, i cili është i njohur si një faqe e pavaruar botërore markash në veshje, çanta, e aksesorë.

Koleksioni i veçantë i çantave të Agnesës, të krijuara me mjeshtëri artizanale, prej materiali lëkurë, dhe me detajin e një nusepashke në to, janë ndër produktet më të spikatura të showgirl-it kosovar. Kjo e bën çdo koleksion unik dhe të përjetshëm. Sepse pasioni për të bukurën, qendron mbi gjithçka dhe Agnesa e ka vërtetuar suksesin me këtë brand çantash, për sa kohë që numri i madh i klientëve të saj janë këngëtarë të njohur, modele, ikona të bukurisë, blogere, etj.

Tashmë, si pjesë e brandeve ndërkombëtare, bukuroshja nga Kosova ka mjaftueshëm arsye që të ndihet krenare për këtë sukses dhe e motivuar për të tjera koleksione tejet interesante. /class/
Shtuar më 11/04/2018, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori