Afrona e veshur nuse, bën dedikimin romantik për Bleron (FOTO LAJM)

Pas super propozimit në vitin 2017, këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre në shtator të këtij viti. Ceremonia do të mbahet më datën 21 në një resort luksoz në plazhin e Shëngjinit dhe do të ketë rreth 300 të ftuar.

Herë pas here, në Instastoryn e saj, Afrona ka ndarë me ndjekësit pamje nga përgatitja për ditën e dasmës, ndërsa së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, teksa ka pozuar krah bashkëshortit.

“Sepse të dua”, janë fjalët e Afronës krahas fotos me Bleron, ku ka zbuluar pak nga portreti i saj duke i lënë ndjekësit ende kuriozë.

Mesa duket, kjo është një ndër fotot e setit fotografik të martesës që çifti po realizon, ndërsa ajo gjithashtu ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram edhe një foto me look-un e ri me flokët e zgjatur me extensions dhe një makeup profesional.

Kujtojmë se momenti i propozimit për martesë dy vite më parë ishte një ndër momentet më të bukura dhe emocionuese për çiftin, pasi Blero iu ul Afronës në gjunjë në mes të emisionit “Prive Reality”, duke e bërë partneren të përlotet nga surpriza e t’i thotë “Po” para të gjithëve.
Shtuar më 09/07/2019, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori