Afërdita kapet "mat" me këngëtarin turk (FOTO LAJM)

Pëlqej
Modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj është bërë shumë "aktive" sa i përket jetës sentimentale. Në momentin kur po përflitej se ajo i ka dhënë një shans të dytë lidhjes me ish të dashurin Shpat Kasapi, ajo është kapur mat nën shoqërinë e këngëtarit turk, Bulent Serttas.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi të Afërditës me Bulent të cilët shihen shumë të afërt me njërin tjetrin.

Është vështirë që kjo afërsi të cilësohet si miqësi pasi këngëtari shihet me kokën e tij të mbështetur në gjoksin e Dreshaj. aferdita me turkun

Për më shumë, Afërdita është protagoniste në njërin nga klipet e këngëtarit Bulent, këngë kjo që mban titullin "Ikimizde Bilemedik" e që është publikuar muaj më parë.

Jeta privatë e Afërdita Dreshaj ka qenë shumë e përfolur këtë vit. Pasi u kap në shoqërinë e aktorit Leonardo Di Caprio gjë që bëri bujë edhe në mediat e huaja, ajo i ka dha fund lidhjes së gjatë me këngëtarin Shpat Kasapi. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori