Aeroplani shpërthen në flakë, piloti hidhet me parashutë (FOTO LAJM)

Piloti i Shigjetave të Kuqe David Stark i shpëtoi vdekjes për pak sekonda pasi u hodh me parashutë.

Pasi ai u hodh, aeroplani i tij me të cilin udhëtonte së bashku me shokun e tij inxhinier Jonathan Bayliss u përfshi nga flakët, përcjell albeu.com

Këto imazhe dramatike të aksidentit, i pari që përfshin shigjetat e kuqe që nga viti 2011, u kapën nga fotografi amator David Taylor ndërsa pa tmerrin me sy.

"Unë u trondita, rrotat e aeroplanit nuk funksiononin kur ai u ul dhe kështu përplasja ishte aq e fortë sa shpërtheu në flakë".

Stark arriti t'i shpëtojë flakëve por miku i tij jo pasi u dogj i gjallë.

Në disa pamje të kapura, ai shihet teksa del nga tymi i zjarrit që shpërtheu prapa tij. /albeu.com/




Shtuar më 22/03/2018, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori