Aerodromi do të bëhet si Dubai?

Kryetari i komunës së Aerodromit Ivica Koneski është shprehur se komuna të cilën ai e udhëheq do të jetë plot me investime, duke thënë se këtë vit në Aerodrom do të ndërtohen parqe, lojëra fëmijësh dhe trotuar për këmbësorë.

Parku, ashtu siç informoi Koneski do të jetë përball ‘Majçin Dom‘. Sipërfaqja e parkut do të jetë 2.319m3. Dhe përveç sipërfaqeve ujore të cilat u cekën që do të ndërtohen në këtë park, do të mbillen edhe drunjë, gjelbërim dhe lule të shumta të cilat do të prodhojnë ajër më të pastërt, do ta mbajnë vendin më pastërt dhe më natyral, transmeton ilirida.net.

Përveç këti projekti, komuna e Aerodromit do të punojë edhe disa projekte tjera infrastrukturore siç janë: shtrimin e rrugëve “Anastas Mitrev 3″ në Miçurin, ndërtimin e infrastrukturës në lagjen ‘Star Aerodrom’, ndërtimin e një rruge të re e cila dot shkon kah zona Industriale, dhe përfundimi i ndërtimit të kanalizimit në Lisiçen e mesme dhe të Epërme, si dhe do të shtrohen rrugët në këto dy lagje gjithashtu./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori