52-vjeçari nga Tepelena gjendet i vdekur në banesë

Një 52 vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Progonat në Tepelenë.

Policia bën me dije se pasditen e sotme, në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com


Shtuar 27.08.2023 18:22