A do të jetë DJ Pm pjesë e “Dancing with the Stars”, Sarah Berisha flet hapur dhe rrëfen të vërtetën (FOTO LAJM)

Çifti i famshëm Dj PM dhe Sarah Berisha që prej daljes nga Big Brother VIP kanë rrëmbyer vëmendje të gjerë në public.

Burime nga “Panorama” kanë konfirmuar se mes shumë personazheve të njohur, pjesë e programit “Dancing with the Stars”, do ishte DJ Pm.

Por si duket edhe ky ka qenë një lajm i rremë pasi Pajtimi nuk do të jetë pjesë e programit dhe kjo duket se është shumë e sigurt.

Vetë partnerja e Dj, Sarah Berisha ka zbuluar të vërtetën, me një foto të një artikulli në InstaStory.

“Pm mos merr pjesë nga shtëpia se në skenë nuk e besoj”, ka ironizuar Sarah.

Së fundmi, Sarah ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Shumë pyetje kanë të bëjnë pikërisht për lidhjen e saj me PM.

“A të lëndojnë kur të shkruajnë komente të pavërteta lidhur me PM”?, i shkruan një ndjekës.

“Njerëzit atë punë kanë! Gjithmonë e kanë diçka për të thënë, si për mirë, si për keq. E rëndësishme është që ne jemi në rregull me njëri tjetrin…”, shkruan Sarah.


Shtuar 1.08.2022 21:34