Barcelona në kërkim të golit, tre sulmues në listën e dëshirave

Barcelona ndeshjet e fundit ka patur probleme me gjetjen e golit ku momentalish në dispozicion ka vetëm Depay.
Dembele sapo është kthyer nga dëmtimet e shumta që e kanë shoqëruar pothuajse gjithë kohës që nga momenti kur ka ardhur nga Dortmundi. Aguero me shumë ngjasa do të tërhiqetnga futbolli për arsye të problemit aritmik që ka.
Barcelona tashmë është hedhur në aksion për të fituar shërbimet e njërit nga Cavani, Sterling ose Werner. Cavani e ka humbur rolin e titullarit tek Manchester United, Sterling ende nuk dihet se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij tek City pasi nuk dihet a do të rinovojë kontratën apo jo. Ndërsa Ëerner e ka humbur gjithashtu vendin e titullarit tek Chelsea që pas ardhjes së Lukakut./h.ll/albeu.com


Shtuar 26.11.2021 15:30