“Shyqyr të ftilluan, se me mekanikun ishe ibret”, Rudina Dembacaj acarohet me ndjekësit, i kthehet keq (FOTO LAJM)

Duke qenë se Rudina Dembacaj ka folur gjithmonë hapur dhe pa komplekse, ndjekësit e saj duket se kanë “përiftuar” disi dhe vazhdojnë ti përmendin ish-bashkëhsortin edhe pse ka dy vite që ka bërë publike lidhjen me Mark Frrokun.

Kështu ka ndodhur së fundmi me një ndjekës të saj në rrjetin social Instagram, i cili i ka rikujtuar historinë e saj me ‘mekanikun’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua.

“Na hape barkun. Shyqyr të ftilluan se me mekanikun ke qenë o Zot ibret, s’u shikoje”- shkruan ndjekësi, i cili ka marrë një përgjigje të ashpër nga ana e Rudina Dembacajt. Aktorja vendosi ta publikojë ‘komentin’ e ndjekësit, dhe t’i përgjigjet me emojin-ë e gjishtit të mesit.

Rudina dhe ish-deputeti Mark Frroku nisën një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj , me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian.

Që pasi bëri publike lidhjen e tyre, Rudia Dembacaj poston herë pas here në rrjetet sociale copëza nga përditshmëria e tyre. Megjithatë së fundmi ndjekësve të saj i është dukur sikur postimet me bashkëshortin e saj janë më të rrallë. Në bisedën virtuale që Rudina zhvilloi në Instagram, dikush i tha se e poston shumë rrallë bashkëshortin e saj.

“Nuk ta ha njeri mësysh Markun jo, që e nxjerr rrallë”- shkruan ndjekësi, ndërsa Rudina përgjigjet: “Ua po unë e nxjerr orë e minut”.