Nga Conte te Lukaku, si mund të duket PSG e sezonit të ardhshëm (FOTO LAJM)

PSG po mendon të ndryshojë gjithçka brenda ekipit. Pochettino nuk do të vazhdojë më me klubin francez, ku të dyja palët kanë rënë dakort të ndërpresin marrëdhëniet së bashku.

Emri numër një tashmë për të zëvendësuar teknikun argjentinas, është ai i Antonio Conte. Ish-trajneri i Interit, edhe pse ka një kontratë me Tottenham, mendohet se PSG mund të bëjë një ofertë “faraonike” për ta sjellë në krye të stolit.

Me ardhjen e Conte mund të vijnë disa emra të klasit të lartë, pasi PSG e di shumë mirë se Conte i ka kërkesat e larta. Në sulm mendohen të jenë dy emra të rinjë, sigurisht duke llogaritur edhe largimin e Mbappe.

Lukaku dhe Rashford thuhet se do të jenë dy goditjet e parë në repartin ofensiv. Në mesfushë do të jetë Paul Pogba, i cili nuk do të rinovojë kontratën e tij me Manchester United.

Këto mendohen të jenë transferimet e para të Contes nën drejtimin e PSG-së, por gjithashtu “The Sun” ka realizuar edhe formacion alternativë. Në vend të Lukakut është marrë parasysh Harry Kane, Pogba përsëri në mesfushë dhe Kehrer në mbrojtje./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.04.2022 17:41